Milioneri më i ri në Maqedoninë e Veriut ka nëntë vite, i cili ka një milionë denarë (16.230 euro) të fituara nga qiraja, ndërsa milioneri më i moshuar është 97 vjeçar, i cili vitin e kaluar ka pasur të ardhura 1.2 milionë denarë (19.477 euro).
Këto të dhëna sot i prezantoi drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska në konferencën me temë “Deklarata vjetore tatimore – Të ardhurat më të larta në vitin 2022”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket personit më të ri që është milioner në vend, Llukarevska thotë se ajo bazohet në një lloj trashëgimie dhe prej aty i merr të ardhurat.
Llukarevska po ashtu ka bërë të ditur se paga më e lartë bruto mujore në vitin 2022 ka qenë në aktivitetin e shitjes me shumicë të duhanit dhe ka qenë 195.000 euro.