Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi sulmin më 7 tetor

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) pretendojnë se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ata pretenduan se ai ishte personi që “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”.

Ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paraglajderëve për Hamasin, thanë ata.

“Eleminimi i tij dëmton ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”, përfundon deklarata.

Luftëtarët e Hamasit vranë qindra izraelitë ndërsa u futën në jug të vendit më 7 tetor dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

Që atëherë, Izraeli është përgjigjur duke bombarduar Gazën me sulme ajrore, duke kryer operacione tokësore dhe duke bllokuar furnizimet jetike nga hyrja në rajon.

Dhe numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8.306, tha sot Ministria e Shëndetësisë.