Ushtria izraelite vazhdon sulmet tokësore në Gaza, godet një ndërtesë me 20 persona të Hamasit brenda

Gjatë natës ushtria izraelite vazhdoi operacionet tokësore në Ripin e Gazës, ku gjatë përleshjes, janë vrarë dhjetëra persona të Hamasit të cilët ndodheshin nëpër ndërtesa dhe tunele dhe përpiqeshin të sulmonin trupat e IDF.

Një aeroplan i IDF ka goditur një ndërtesë që i përkiste organizatës të Hamasit, me mbi 20 persona brenda saj.

Përveç kësaj, gjatë ditëve të fundit, IDF ka goditur mbi 600 objektiva të Hamasit, duke përfshirë depo armësh, dhjetëra pozicione lëshimi të raketave antitank, si dhe strehë dhe terrene të përdorura nga organizata terroriste Hamas.

Gjatë natës, trupat e IDF identifikuan ushtarë të Hamasit të armatosur dhe një post lëshimi raketash antitank në zonën e Universitetit Al-Azhar dhe udhëzuan një avion luftarak për t’i goditur ata.