Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë të hënën takim urgjent për luftën në Gaza

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent të hënën në lidhje me pushtimin tokësor të Gazës nga Izraeli, konfirmuan burime diplomatike.

Sipas CNN, axhenda e Këshillit të Sigurimit për të hënën ka një takim të planifikuar pasdite për “Situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë çështjen palestineze”.

Takimi urgjent vjen pasi 120 vende votuan për një rezolutë të Kombeve të Bashkuara të premten, të prezantuar nga Jordania, e cila bënte thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm humanitar në Gaza.

Shtetet e Bashkuara ishin një nga 14 vendet që votuan kundër rezolutës, me 45 vende që abstenuan. Të shtunën, ministria e jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dënoi operacionet tokësore të Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM.