Më shumë se 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit. Vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë.
Kryetari i shoqatës për Alsat thotë se jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen.
“Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata, të cilat zgjasin gjithsej 6 vjet…”, tha Nevzat Elezi – Kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë.
Në nivel shtetëror, më së shumti mungojnë pediatër, gjinekologë dhe psikiatër. Shumë spitale si Tetova, Kumanova, Struga dhe Kërçova kanë mungesë të specialistëve në fusha të ndryshme.
Nga Oda e mjekëve nuk kanë evidencë të saktë se sa të rinj shqiptarë ikin nga Maqedonia.
“Personat që nuk kanë licencë, që nuk e kanë kaluar provimin shtetëror duke vlerësuar se do ta japin në vendin ku do të shkonin për të punuar, nuk janë në regjistrin tonë dhe nuk mund të themi për ta se ka apo jo…”, u shpreh Kalina Grivçeva – Kryetare e Odës së Mjekëve të Maqedonisë.
Megjithatë, këtë vit ka një numër më të vogël mjekësh, që kanë kërkuar vërtetim nga Oda, për shkak të shpërnguljes. Dhe përveç kërkimit të pagave më të larta dhe kushteve më të mira, shumë mjekë vendosin të largohen edhe për diçka tjetër./ Alsat.mk
Struga këtyre ditëve është nikoqire e simpoziumit ndërkombëtar të 450 mjekëve nga Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, në organizim të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë./ Alsat.mk