
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një takime gazetarët ka folur për datat e mundshme të zgjedhjeve presidenciale, si dhe për afatet eventuale. Ai ndau tre data të mundshme për raundin e parë dhe të dytë.
“Inaugurimi i Presidentit të vendit duhet të jetë më 12 maj 2024. Zgjedhjet mbahen gjatë 60 ditëve të fundit të mandatit aktual, 60 ditët e fundit janë midis datave 14 mars dhe 12 maj 2024. Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde zgjedhore: raundi i parë 14 mars 2024; raundi i dytë: maksimumi 8 maj 2024”.
Zgjedhjet shpallen nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit, afati është: jo më pak se 70 ditë dhe jo më shumë se 90 ditë. Raundi i parë: nëse janë më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjeve duhet të jetë më 4 janar 2024 (minimumi 70 ditë)”.
“Raundi i dytë: nëse janë më vonë më 8 maj (atëherë në këtë rast raundi i parë duhet të jetë më 24 prill), shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron të paktën 70 ditë deri në zgjedhje”.
Mickoski deri më tani ka insistuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 8 maj, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

