Nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë kanë dhënë detaje nga gjetja e parave në pikën kufitare “Tabanoc” gjatë fundjavës së kaluar.
Nga Doganat njoftojnë se në veturën me targa të Suedisë janë konfiskuar 20.000 euro, të cilat sipas Doganave, shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka tentuar t’i fusë në vendin tonë pa deklaruar.
“Gjegjësisht, më 22 tetor, shtetasi i Maqedonisë i cili drejtonte veturën me targa suedeze, në hyrje të vendit deklaroi se me vete kishte vetëm rreth 10.000 euro, edhe pse kishte gjithsej 29.950 euro. Për shkak të dyshimeve, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një sasi të madhe të monedhave pas mbrojtjes nga diellit të drejtuesit dhe në hapësirën midis sediljeve të përparme, të cilat personi nuk i deklaroi dhe nuk dispononte dokument për origjinën e tyre.
Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 19.950 euro të mbetura janë mbajtur përkohësisht dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore”, thonë nga Drejtoria e Doganave.