Janë mësuar ekipet që do të luajnë në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi që sot u zhvilluan sfidat e 1/8 së finales.
Në derbin e madh, në Shkup, Shkëndija pësoi disfatë 2-3 nga Rabotniçki dhe u eliminua nga garat e mëtutjeshme, edhe pse skuadra tetovare kishte epërsi 2-1 pas 45 minutave të parë.
Fitore me rezultat identik 3-2, regjistroi Sileksi në Kratovë kundër Bashkimit, ndërsa fitoren më bindëse e regjistroi Bregallnica, e cila mundi skuadrën e Jang Tim-it me 11-0.
FC Shkupi me 4-0 eliminoi Ohrin, ndërsa me fitore minimale, 0-1, Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Tikveshi, në transfertë, mundën Vardarin dhe Pelisterin.
Ndërkohë, pas ekzekutimit të penaltive, skuadrat e Voska Sport dhe Brera Strumicës eliminuan Struga Trim Lumin dhe Gostivarin.
KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES
Brera Strumicë 0:0 Gostivari (5-4)
Bregallnica 11:0 Jang Tim
Pelisteri 0:1 Tikveshi
Rabotniçki 3:2 Shkëndija
FC SHkupi 4:0 Ohri
Sileksi 3:2 Bashkimi
Vardari 0:1 Makedonija Gj.P.
Voska Sport 0:0 Struga Trim Lum (4-2)