Krisma armësh në East Gate në Shkup, plagosen dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat me armë në Qendrën Tregtare “East Gate”.

Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur R.T dhe një person tjetër.

“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB.