
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj tetë zonave civile në Donjeck të Ukrainës, duke shkaktuar viktima në civilë dhe dëme në infrastrukturë, njoftoi Ushtria e Ukrainës.
Ndërkohë, Forcat Mbrojtëse Jugore të Ukrainës raportuan se nëntë dronë rusë, që tentuan ta sulmojnë infrastrukturën në portin e Odesës në Detin e Zi, u rrëzuan.
Sulmet me dronë Shahed, të prodhuar në Iran, zgjatën gati katër orë. Në rajonin lindor të Donjeckut u vranë tre civilë në 24 orët e fundit, tha guvernatori rajonal.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha se vendi i tij do t’iu përgjigjet sulmeve të tilla.