
Sot (23.10.2023) në ora 16:00, nga një ekip patrullues nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar në Bogorodicë, në afërsi të pikë pagesës së Smokvicës është ndaluar M.S. (28) nga Republika e Serbisë.
Gjatë kontrollit të automjetit “Ford Mondeo” me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte, janë gjetur shtatë imigrantë nga Siria.
M.S. është ndaluar në stacionin policor, për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.