Shkupi po helmohet pasi që po shkrihen 600 tonë bateri akumulatori, zbulohen mbetje të rrezikshme në afërsi të fshatit Orman të komunës së Gjorgje Petrovit. Bëhet fjalë për mbetje të cilat sipas klasifikimit i përkasin klasës së mbetjeve të rrezikshme – bëjnë të ditur nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.
Siç njoftohet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit në Facebook, mbetjet janë lokalizuar javën e kaluar.
Nga aty theksojnë se sipas gjendjes së konstatuar në terren dhe vlerësimit të rrezikut, inspektori i autorizuar i mjedisit sipas detyrës zyrtare ka filluar procedurën inspektuese dhe me aktvendim ka urdhëruar pronarët e tokave që mbetjet e rrezikshme të zhvendosen nga fshati Orman dhe të dërgohen në lokacion të përshtatshëm për këtë, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit.