MPB: Me helikopter në ”betejën” kundër prerjes së jashtëligjshme të pyjeve!

919 KALLËZIME PENALE, KONFISKOHEN 97.000 METËR KUB DRUNJ

Krahas masave preventive, seriozisht punohet edhe për masat represive për të zbuluar prerjet e jashtëligjshme të drunjve nëpër pyje – ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një prononcimi për Televizionin publik – MTV, njofton KlanM.

Sipas një materiali të shpërndarë për mediat nga MPB-ja, Ministri Spasovski, sic percjell KlanM, ka njoftuar fillimin e mbikqyrjes nga ajri të vendeve potenciale ku ka denoncime se po shkatërohen pyjet. Për këtë qëllim janë angazhuar edhe pjesëtarë të Departamentit të njësive ajrore.

“Kemi pasur aksione në Shkup, Strugë. Është një operacion ku punojnë zyrtarë policor, që në vendngjarje t`i kapim ata që bëjnë prerje të jashtëligjshme të pyjeve dhe prakikisht në këtë mënyrë sigurojmë dëshmitë e drejtpërdrejta. Me fluturime të këtilla mbikqyrim edhe kufijtë, procesin e migrimit, punën e shërbimeve kufitare, e gjithë kjo në funksion të përmirësimit të situatës së sigurisë” – tha Oliver Spasovski.

Sipas statistikës së MPB-së, sic percjell KlanM, nga viti 2017 deri në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2023, në kuadër të aktiviteteve operative, janë dorëzuar 919 kallëzime penale për 1.150 vepra penale që lidhen me prerjen e jashtëligjshme të drunjve nëpër pyje, ku janë denocuar 1.439 kryerës të veprave kurse janë konfiskuar 97.000 metra kub drunj. /KlanMacedonia