Maqedoni: “Strategjia që ndalon shpërnguljen, jofunksionale”

Strategjia nacionale për demografinë e cila supozohet të ofrojë masa sociale për ngritjen e kapitalit njerëzor nuk funksionon, akuzojnë nga OBRM-PDUKM-ja në panelin partiak për shpërnguljen jashtë vendit. Sipas tyre, arsyeja kryesore e shpërnguljes është mungesa e vendeve adekuate të punës, mungesa e arsimit cilësor dhe infrastruktura, sidomos në vendbanimet rurale.

“Kjo qeveri aspak nuk e kishte në fokus ta kurojnë dhe ta rrisin kapitalin njerëzor. Këtë e dëshmuan në vitin 2019 kur një pako të tërë për mbrojtje sociale dhe një sërë masash që ishin cilësore dhe që ndikuan në ngritjen e kapitalin njerëzor nga qeveria e kaluar I shfuqizuan. Ashtu ishte masa për fëmijën e tretë, blej shtëpi blej banesë që e shfrytëzuan shumë të rinj… shfuqizuan shumë masa por nuk i zëvendësuan me masa të tjera më efikase – Zhaklina Peshevska, deputete e OBRM-së.

Qeveria sjell masa afatshkurtra vetëm kur opinion reagon për ndonjë gjë dhe nuk sjell masa afatgjata, thotë koordinatori i grupit parlamentar të partisë opozitare Nikolla Micevski.

“Shikoni tatimet që i inkorporojnë. Dy vjet lutemi që të ulet akciza në shtet. Nëse e bënin atë që e kërkonim, me mjete të shtetit do të shpëtonin direkt qytetarët. Çdo litër karburant në shtet do të ishte më pak për 13 deri 15 denarë në dy vitet e kaluara, tani mund t’i llogarisni. Kërkuam 0 tatim për produktet ushqimore bazë. Çfarë bëmë ne? Inflacioni arriti deri 30% në dy vitet e fundit,” tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të OBRM-së.

Partia opozitare zotohet se do t’i përmirësojë politikat sociale sapo të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme.