
Provimi shtetëror për punësim në administratën publike që tani do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, njoftoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Ai e quajti këtë hap të rëndësishëm për diversitetin gjuhësor. Aliu nuk tha nëse testimi në shqip do të pamundësojë keqpërdorimin e rrejshëm të përkatësisë etnike gjatë punësimit.
“Përdorimi i gjuhës amtare në provimin e administratës do të sigurojë qytetarët tanë të kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionet e dhëna në provim duke përmirësuar mundësinë për t’u përgjigjur në mënyrë të saktë dhe korrekte. Përkthimi i pyetjeve në gjuhën shqipe që siguron mundësi të barabartë dhe pasqyron respektimin tonë për diversitetin gjuhësor në shtet ishte përkushtimi jonë që e realizuam për një kohë shumë të shkurtër në ministri”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.