Në një intervistë për “Click Plus” në TV 21 presidenti Stevo Pendarovski i pyetur nëse do ti ftoj për kafe kandidatët për president, u përgjigj se nuk mundet ti ftoj.
“Sipas ligjeve tona në ato 20 ditë unë jam kandidat, duhet disa punë edhe si president ti kryej, por unë jam më shumë kandidat sesa president”, deklaroi Pendarovski.
Me këtë deklaratë, Pendarovski në mënyrë indirekte paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të jetë përsëri kandidat për president, gjegjësisht do të kërkoj mandatin e dytë.