Grubi: 2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sërish ka apeluar deri tek qytetarët që të aplikojnë për punësim në vednet e lira të punës në kompaninë Bechtel&Enka, e cila është e angazhuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D në vendin tonë, përcjell TV21. Profilet që kërkohen po prezantohen në Sheshin Skenderbeu, Sheshin Maqedonia dhe Capitol Mall në Shkup.

“2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar! Vazhdoni të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në hr@beuk.mk!
Nga dita e djeshme (17.10.2023) vazhdon prezantimi i profileve dhe kritereve të punësimit në Bechtel&Enka edhe në Sheshin Skenderbeu, Sheshin Maqedonia dhe Capitol Mall në Shkup, proces që do të zgjasë deri më 30 tetor.
Ju ftoj të gjithë të vizitoni këto pika të prezantimit, të informoheni rreth mundësive dhe të aplikoni duke përfituar në aspektin profesional dhe duke u bërë kontribues direkt në realizimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D”, ka shkruar Grubi.