Amon: Është në interesin e Austrisë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE

Ministri provincial austriak për çështje evropiane dhe ndërkombëtare, arsim dhe burime njerëzore të Styrias, Werner Amon, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani tha se Styria duhet ta shohim si një partner të besueshëm në rrugën tonë për BE-së.

Amon theksoi se Austria i përket atyre vendeve që mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha të Maqedonisë së Veriut në BE, sepse, siç tha ai, “është e rëndësishme kur bota po përballet me paqëndrueshmëri të madhe të sjellë stabilitet në rajon dhe anëtarësimi në BE do të kontribuonte për një stabilitet më të madh”.

“Është në interesin e Austrisë që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE sa më shpejt që të jetë e mundur sepse për të gjithë ne në Evropë është çështje stabiliteti, progresi ekonomik.

Mendoni se pritja shumë e gjatë sigurisht që çon në zhgënjim dhe duhet të jeni të kujdesshëm, për të bindur njerëzit që të mos zhgënjehen në rrugën për në BE. Dhe ai progres duhet të shpërblehet realisht dhe së shpejti të rezultojë me anëtarësimin në BE”, tha Amon, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse viti 2030 është një synim real për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Osmani dhe Amon nënshkruan sot një Deklaratë të përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Provincës Styria (Republika e Austrisë) dhe një Letër për synim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Alpe-Adriatike.