SIMBIOZA MIDIS HUMANIZMIT DHE BARBARIZMIT
Rruga e zhvillimit historik ka treguar se njeriu nga një qenie e egër është transformuar në qenie të civilizuar! Edhe përkundër këtij transformimi disa njerëz kanë lindur dhe mbetur me prirje dhunuese, me atavizma të një tipi primitiv dhe barbar! Të bëhen lufta në epokën e inteligjencës artificiale dmth se njeriu ende nuk është liruar nga gjenet e të parëve primitiv! Luftrat dhe shoqëria janë të gjalla,çdo herë ndryshojnë varësisht nga hapsira dhe koha .Pas luftave qëndrojnë grupe të panjohura , të pashoqërueshëm, pa emocione me prirje për dhunë. Njerëzimi nuk duhet të ëndërroj për humanizmin,ajo duhet të luftoj për atë.Njerëzimi duhet të ketë kapacitet të krijoj një shoqëri pluraliste mbi bazat e drejtësisë që do të jetë krenaria për të gjitha grupet etnike. Në vend të barbarizmit te njerëzit duhet të zhvillohen ndjenjat morale të cilat do të jenë refleksione racionale me prirje për paqë dhe mirëqenie për të gjithë! Filozofia më e lartë njerzore duhet të jetë mirëqenia univerzale ku me shpirt dhe trup do të kultivohet fryma më fisnike me altruizëm të paluhatshëm. Kur njerëzimi do ta ketë paqën,atëher njerëzimi e ka fituar atë që është më e nevojshme-lumturinë e garantuar.
-Prof.Muhamet Borova