VIDEO/ Sulm terrorist në Bruksel, vriten me kallashnikov dy tifozë suedezë

Sulm terrorist në Bruksel gjatë zhvillimit  të ndeshjes Belgjikë – Suedi, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit. Sipas shtypit belg, dy persona kanë humbur jetën, pasi janë qëlluar me kallashnikov nga ne person i cili në momentin e masakrës thirri “Allahu akbar”.

Viktimat janë dy suedezë, të cilët mbanin veshur fanellën e përfaqësueses së tyre.

Sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit ku po zhvillohej ndeshja, pranë Sainctelette Plein, në veri të qendrës së qytetit.

Nga të shtënat me kallashnikov mësohet se përveç dy të vravëve ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Në videon e publikuar në platformën X, agresori duket i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente, pantallona të zeza dhe mban një helmetë të bardhë në kokë.

Ai shfaqet në këmbë, me armë në dorë dhe fillon të qëllojë këdo në trotuar përballë tij. Njerëzit, sapo dëgjojnë të shtënat, nisin të vrapojnë në panik, ndërsa personi i armatosur u qepet pas dy personave, të cilët tentuan të strehoheshin në një pallat.

https://x.com/Ratnesh_speaks/status/1713989734115197297?s=20