Bombardimet e rënda izraelite kanë goditur gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm Rripin e Gazës, veçanërisht pranë kufirit, në ditën e shtatë të sulmeve, duke vrarë më shumë se 1,500 njerëz, përfshirë qindra fëmijë.
Këtë e tregojnë videot e postuara në rrjetet sociale nga banorët dhe një shënim nga Forcat Ajrore izraelite.
“Edhe natën dhe në çdo kohë, qindra avionë të IAF vazhdojnë të sulmojnë me forcë dhe dëmtojnë rëndë aftësitë e armikut”. Ky është komenti në një video të postuar nga Forcat Ajrore izraelite në rrjetet sociale.
Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva.
Bombardimet janë sulmet më intensive që Izraeli ka drejtuar ndonjëherë në Gaza, e cila është vetëm 40 km e gjatë dhe shtëpia e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në qytete të ngushta dhe kampe refugjatësh me pak strehimore të caktuara dhe askund tjetër për të ikur.