Sektori për krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale pranë Byrosë së Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kësaj periudhe ka konstatuar një dukuri të shpeshtë të të ashtuquajturave sulme “fishing” ndaj qytetarëve, me qëllim marrjen e paautorizuar të të dhënave personale prej tyre.
“Sulmet ‘fishing’ janë një përpjekje për të mashtruar përdoruesit duke dërguar një mesazh të rremë që duket se është i vërtetë. Sulmet fishing synojnë të mashtrojnë marrësin e mesazhit që të zbulojë informacionin e tij personal, të vizitojë një faqe interneti të rreme ose të hapë një bashkëngjitje të bashkangjitur mesazhit që është i infektuar me një virus. Përpjekjet për fishing zakonisht vijnë përmes postës elektronike, por edhe nga rrjetet sociale, përmes mesazheve me tekst ose telefonatës”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB-ja apelon tek qytetarët për vigjilencë të veçantë në marrjen e mesazheve të tilla, që të mos bien në mashtrime të këtij lloji dhe të dhënat e tyre personale të mos i ndajnë dhe shkëmbejnë me persona të panjohur, si dhe me persona, identiteti i vërtetë i të cilëve nuk mund të përcaktohet, për të parandaluar keqpërdorimin e tyre të mëtejshëm.