Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Qeveri ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jean Sahin dhe Peter Welch, ku ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për situatën aktuale në vend, si dhe për zhvillimet rajonale në kuadër të proceseve integruese evropiane dhe në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar.
“Së bashku u konstatua forcimi i partneritetit strategjik të ndërsjellë, i cili, siç u theksua, është i një rëndësie vendimtare për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”.
“Në të njëjtën kohë, u theksua se miqësia e thellë e kahershme dhe partneriteti i suksesshëm strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut futi një dinamikë të re në proceset integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Një fokus i veçantë iu kushtua proceseve të ardhshme që do të ndikojnë në zhvillimin e vendit.