Bekteshi: Me ligjin e ri për praktikat e padrejta tregtare, çmimet e produkteve do të ulen, gjobat për shkelje do të shkojnë deri në 20 mijë euro

Me ligjin e ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare me zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, jo vetëm që do të ketë ulje të çmimeve të produkte bujqësore dhe ushqimore, por do të përmisohet edhe kualiteti i prodhimeve sepse në kuvend nga 26 praktikat tregtare, janë të parashikuara prodhime bujqësore të cilat kanë afat të shkurtër, tha sot ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit të punës me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Siç tha ai para mediumeve, në përgjithësi cilësia e prodhimeve është dëmtuar në produkte me një afat të tillë dhe kur nuk ka marrëveshje mes prodhuesve dhe konsumatorëve. Më e rëndësishmja, tha Ministri, është se ligji përcakton se si do të bëhet tregtia në fushën e produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Bekteshi shtoi se shumica e direktivave të BE-së janë në zgjidhjen e re ligjore dhe ai do të shkojë në Kuvend me flamur evropian, më pas ai shtoi, se në ligjin e propozuar dënimi shkon deri në 20 mijë euro për çdo shkelje të kësaj zgjidhjeje ligjore.

Ministri u pyet edhe për listën e re të produkteve me TVSH të rritur 10% dhe ai u shpreh se “Është propozim i Ministrisë së Financave. E kam deklaruar edhe më parë që nëse ka ndonjë gabim teknik aksidental, do të korrigjohen dhe tashmë janë korrigjuar. Megjithatë, më shumë se kaq është bërë dhe shumica e produkteve mbeten me TVSH 5%. Në produktet e tjera, si shkojnë deri në 10% dhe cilat janë kriteret, do t’ju lutesha të drejtoheni në Ministrinë e Financave. Për ne si Ministri e Ekonomisë është e rëndësishme që produktet ushqimore bazë me çmim të garantuar të mbeten 5% dhe do të mbeten. Me shumë mundësi lista do të publikohet sot ose nesër sipas mundësive të Gazetës Zyrtare”.