Bastisje në Shkup, kapen mbi 26 mijë euro dhe armë

Sot (11.10.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër SPB Shkup, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në fshatin Straçinc tek personi T.F.(32), thuhet në njoftimin e MPB-së.

“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua pluhur i bardhë, pluhur ngjyrë kafe, peshore dixhitale, dy korniza pushke automatike, një pushkë, 399 fishekë, një pistoletë kornizë, një pushkë gjuetie, 13 gëzhoja, një jelek antiplumb, celularë, 26.160 euro dhe 698.580 denarë”, thuhet në njoftimin MPB-së.

Nga MPB thonë se po merren masat shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.