Ka ndërruar jetë në Zvicër në moshën 43 vjeçare Shpend Dauti nga Ladorishti i Strugës.Ndarja nga jeta e Shpendit ishte një lajm i papritur për të gjithë ata që e njohën në këtë rrugëtim të shkurtër të jetës.Shpendi do kujtohet gjithmonë për cilësitë e mira që transmentonte dhe pozitivitetin që reflektonte.Shpendi ishte familjari ,shoku,miku dhe qytetari që ishte gjithmon i gatshëm të të jap një dorë mbështetje kur kishe nevojë.Ai ishte unik në shkollën e mesme “Hajdar Dushi” një shokë dhe një mbështetes për shokët e tij të klasës pas mbylljes së kësaj shkolle nga pushteti i atëhershëm dhe transferimi në shkollën e mesme “Arben Broci” në Tiranë.Shpend Dauti, ishte studenti i Ekonomikut në Tiranë ,banesa e të cilit ishte një shtëpi për gjithë studentët dhe struganët që nuk kishin një streh në Tiranën e trazuar të viteve 1995-2000.Ai pas migrimit në Zvicër ku ndërtoi familjen nis rrugëtimin e tij në biznes.Shpendi iku nga kjo botë herët,por do kujtohet gjatë nga të gjithë ata që e takuan në këtë botë.
Lamtumirë Robi