Nëntë qytetarë nga Velesi që kishin qenë në Tel Aviv gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, tashmë të sigurtë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut – njoftojnë nga Ministria e Jashtme.
Ata mbrëmë vonë me furgon janë larguar nga Tirana, pasi paraprakisht kishin mbërritur atje me fluturimin special të Qeverisës ë Shqipërisë.
Bëhet fjalë vetëm për një pjesë të shtetasve të RMV-së që janë paraqitur për t`u evakuar nga Izraeli, përmes kanaleve të hapura të Ministrisë së Jashtme.
Sipas të dhënave zyrtare, deri tani, 7 shtetas të RMV-së që kishin qëndruar në Betlehem, me sukses kanë kaluar kufirin me Jordaninë dhe tani janë në vend të sigurtë.
Një familje katëranëtarëshe, nga Tel Avivi me fluturim komercial kanë shkuar në Stamboll ku do të vazhdojnë për në Maqedoni.
Ministria e Jashtme ka formuar shtab të krizës që më lehtë të koordinohen aktivitete për evakuim. Sipas vlerësimeve, 100 deri 200 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë paraqitur se po qëndrojnë në rajonet e cënuara në Izrael./KlanMacedonia