
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kreu i sajë, Ali Ahmeti vazhdojnë të dominojnë skenën politike shqiptare, pavarësisht se së fundi janë formuar një numër i madh i partive politike.
Përmes linjës telefonike, “Market Vision”, anketoi 1200 qytetarë. Sipas kësaj ankete të porositur nga MKD.MK, kreu i Integristëve, Ali Ahmeti përpos se dominon në skenën politike shqiptare, ai ka rejting më të madhë edhe se vet kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Respektivisht, Ahmeti gëzon 3.7% të mbështetjes së qytetarëve, gjersa Kovaçevski ka 3.5%.
Ali Ahmeti është i pakrahasueshëm me liderët politik shqiptar, sepse sipas anketës, asnjëri nga liderët e tjerë politik në kampin shqiptar nuk gëzon as 1% të mbështetjes qytetare.
Sipas renditjes, Ziadin Sela gëzon 0.3%, Izet Mexhiti, 0.4%, Bilall Kasami, 0.9%, dhe Afrim Gashi, 0.3%.
