
Hamasi ka lëshuar 150 raketa drejt Tel Avivit, ka thënë krahu i armatosur i grupit militant.
Brigadat Izz as-Din al-Qassam thanë se sulmi ishte nisur në përgjigje të bombardimit të një kulle banimi.
“Në përgjigje të bombardimit të kullës së banimit në qendër të qytetit të Gazës… Brigadat Al-Qassam tani drejtojnë një sulm të madh raketash me 150 raketa drejt Tel Avivit”, shkruante në Telegram .
Nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Më herët, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha se po godet objektivat në Gaza nga ajri dhe paralajmëroi se operacionet tokësore ishin të pashmangshme.