
Gjashtë të dyshuar për përfshirje në vrasjen në gusht të kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, janë vrarë në burg, ka thënë agjencia e burgjeve, vetëm një javë përpara balotazhit vendimtar, shkruan The Guardian.
Vrasjet ndodhën të premten në një burg në Guayaquil, qyteti më i madh i vendit të Amerikës së Jugut, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Qeveria e Ekuadorit dënoi me shpejtësi vrasjet.
Policia arrestoi gjashtë kolumbianë në ditën e vrasjes së Villavicencio. Një i dyshuar i shtatë, gjithashtu kolumbian, u qëllua dhe u vra nga policia, ndërsa të dyshuarit e tjerë u arrestuan më vonë.
Raundi i dytë i balotazhit është planifikuar për në 15 tetor, kulmi i një cikli zgjedhor të dëmtuar nga incidente të shumta dhune.