PAGAT E RRITURA ME MATEMATIKË JOFUNKSIONALE!

PAGAT E RRITURA ME MATEMATIKË JOFUNKSIONALE!
Kur në një shoqëri respektohen parimet e meritokracisë qytetarët nuk kanë arsye pse të jenë të pakënaqur. Njerëzit çdo herë kanë synuar ti kenë rrogat e përsosura, por përpjekjet e këtilla kanë mbetur vetëm kreatura boshe! Rritja e rrogave çdo herë është anuluar për kohëra më të mira. Njerëzit me rrogat e ulta çdo herë zemrën e kanë pasur të plagosur, por fytyrën plot me buzëqeshje. Të varfërit jetojnë me pak para, por çdo herë i shohin ëndrrat për ditët më të mira. Virtyt, është kur në varfërinë më të madhe njeriu duron më shumë dhe në pasurinë më të madhe ndihmon më shumë! Filozofia e jetës mëson se në shoqërinë e shëndoshë do të dalin personalitete të shëndosha. Këto persona do ti bëjnë reformat e qëlluara,për dritën e jetës më të mirë. Varfëria është sindrom i vetëshkatrimit, prandaj njrezët i friksohen këtij emocioni të fuqishëm! Varfëria nuk është ajo që përjetohet derisa njeriu është i zgjuar, por është një emocion që përjetohet kur njeriu nuk mundet ta bëj gjumin për të cilin më së shumti ka nevoj. Jeta është periudha më e gjatë kohore që i mundëson secilit ti shijoj gjërat më të mira. Që njeriu të ketë jetë funksionale nuk ka nevoj për romantikë, por për më shumë pragmatizëm! Me pagat e mira njeriu do ta organizoj jetën sipas afiniteteve të tija dhe jo sipas qëllimeve të tjerëve! Të gjitha shtetet janë të njëjta. Ndryshojnë vetëm në mënyrën e menaxhimit. Homogjenitetin e një shteti e mbajnë dy vlera: disiplina dhe drejtësia. Me disiplinë dhe drejtësi e pamundura bëhet e mundshme.Të gjitha debatet lidhur me rritjen e pesnioneve i ngritën emocionet sa “valët “e detit, pas rrijtes së pensioneve “valët” mbetën më të ulta se këneta.
Kuptimin e jetës e jepë paraja. Sa më të larta do të jenë pensionet jeta do të jetë më me dinjitet. Sa më të larta do të jenë rrogat e të rinjve aq më e madhe do të jetë ngrohtësia e vendlindjes.Atëherë dëshira për emigrim do të mbetet një guaskë boshe!

-Prof.Muhamet Borova