
Nga dhjetori, në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 15:00, do të fillojë tarifa ditore e lirë për energjinë elektrike, thotë kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE), Marko Bislimoski. Përveç kësaj periudhe të ditës, Bislimoski thotë se tarifa e lirë mbetet e vlefshme edhe gjatë orëve të natës, nga ora 22 deri në 07:00. Tarifa e lirë ditore po rikthehet pasi u hoq më 1 janar 2022, kur pati rritje të çmimit të energjisë elektrike.