Presidenca turke njofton se presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar të gjithë axhendën për sot dhe ditët në vijim për shkak të gjendjes jot ë mirë shëndetësore.
Sipas të dhënave nga presidenca, Erdogan po vuan nga një ftohje e rëndë dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg jetës aktive politike për disa ditë.
Presidenti Erdogan ditën e sotme pritej të mbante një fjalim përpara grupit parlamentar të partisë së tij, teksa të nesërmen do të udhëtonte drejt Spanjës për të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.
Në Granada, Erdogan do të ishte së bashku me përfaqësuesit e 45 shteteve, mes të cilëve dhe
kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe në fakt ishte hapur mundësia e një takimi të shkurtër mes dy liderëve.