Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,25 % në raport me vendimin e datës 29.9.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,615 %, te nafta ka rritje për 0,609 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje 0,821 % dhe te mazuti ulja është 0,998 %.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 1,00 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.

Nga data 3.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 86,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 88,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 48,660 (denarë/kilogram).