Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 39 zjarre, prej të cilave aktivë janë gjashtë

Gjatë ditës së djeshme sipas raporteve të cilat kanë arritur në Sektorin për Operacione dhe Koordinim në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ekipet zjarrfikëse, diku bashkërisht – të shoqëruar nga më shumë komuna, ndërsa edhe me ndihmën e banorëve vendas, kanë intervenuar në 39 zjarre – prej të cilëve deri sot në mëngjes aktivë janë ende edhe gjashtë.

Zjarret aktive, siç informojnë nga QMK-ja, janë në tri komuna, në Komunën Makedonski Brodi, afër fshatit Belicë, në lokalitetin “Argulica”, nën Solunska Gllavë, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe kullosa. Katër zjarre ka në Komunën e Prilepit, afër fshatit Alinci, ku digjet një deponi, fshati Sheleverci, ku digjen shkurre, fshati Malo Ruvci, ku digjen pyll me kërcell të ulët, bar, shkurre, fshati Veselçan dhe fshati Staro Lagovë ku digjet bimësi e ulët. Në Komunën e Velesit ka zjarr në kodrën në lagjen “Prevalec”, ku digjet bimësi e ulët.Janë shuar 33 zjarre, me çka ishte djegur barë i thatë, shkurre, pyll i përzier dhe me pisha, deponi, ndërsa edhe kallam.