
Në Nju Jork është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi stuhitë e fuqishme të shiut kanë sjell vërshime të mëdha. Shumë metro, rrugë dhe autostrada janë vërshuar. Rreth 20 centimetra shi ranë në disa pjesë të qytetit, por stuhia u qetësua paksa kah mbrëmja e së premtes. “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja Hochul. “Po shpall gjendje të jashtëzakonshme në Nju Jork, Ishullin Ling dhe Luginën Hudson, për shkak të shiut ekstrem që jemi duke e parë nëpër rajon”, tha ajo. Hochul u bëri thirrje njerëzve të ndërmarrin hapa për të qenë të sigurt dhe të mos tentojnë “kurrë të udhëtojnë nëpër rrugët e vërshuara”. Nuk është raportuar për të vdekur apo për të lënduar rëndë.