
Struga ka si mision mbrojtjen e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e Shpëtim Duros vuajti sot përballë Voska Sport, por ia doli të merrte pikët maksimale.
Falë golit të Marjan Radeskit katër minuta përpara fundit, gol që solli triumfin e katërt radhazi në kampionat për Strugën.
Dhe fitoren e parë në derbin e Liqenit kundër skuadrës tjetër shqiptare. Që edicionin e fundit siguroi ngjitjen në elitë.
Me suksesin e sotëm, kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve.
Në vendin e dytë me një pikë dhe një ndeshje më pak se kuqezinjtë e Shkëndijës së Tetovës.
