Komisioni Rregullator për Energjetik ka marrë vendim që ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.05% krahasuar me vendimin e datës 18.9.2023.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) ulen për 1,50 den/litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 den/litër.
Nga data 26 shtator 2023, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 89.00 (dena/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 91.00 (den/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 85.50 (denarë/litër)
Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 85.00 (denarë/litër)
Karburanti M-1 NS do të shitet për 48,715 (denarë/kilogram).