61 vjeçari V.G nga Gjevgjeli dyshohet se këtë mbrëmje ka vrarë vëllanë L.G (71) dhe kunatën T.G (62), raporton SHENJA.
Nga SPB Strumicë kanë njoftuar se sonte rreth orës 19:00 zyrtarë policorë kanë privuar nga liria V.G i cili rreth orës 18:50 para hyrjes së shtëpisë me pistoletë ka shtënë në drejtim të vëllait dhe kunatës, të cilët kanë vdekur në vendngjarje.
Vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma e Shpejtë e Gjevgjelisë, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe nga ai është marrë arma me të cilën e ka kryer vrasjen.
Hetim në vendngjarje ka kryer Prokurori publik dhe ekip i policisë.