
Kjo pas ngjarjes tragjike, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë të Leposaviqit, është mbyllur pika kufitare në Bërnjak.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është vrarë një polic i Kosovës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Lidhur me këtë kanë reaguar liderët e shtetit, të cilët e kanë cilësuar si terrorist. Ata kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojnë agresionin e Serbisë.