Pendarovski: Kodi Penal nuk e sjell Gruevskin

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski nuk do të kthehet në Maqedoni. Deri tani nuk është kthyer dhe për këto ndryshime as që do të kthehet, kjo është e sigurt. Kështu thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Ai tha se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë amnisti. I pyetur nëse mund të garantojë nëse Gruevski kthehet, a do të nxirret para organeve të drejtësisë, Pendarovski tha se si politikan nuk mund të garantojë një gjë të tillë.

“Unë atë si politikan nuk mund ta garantoj pasi ajo pjesë i takon organeve gjyqësore, nuk mund të përzihem në atë pjesë. Këtë e them me bindje, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski nuk do të kthehet në Maqedoni. Deri tani nuk është kthyer, për shkak të këtyre ndryshimeve nuk a as për tu kthyer, kjo është e sigurt”, tha Stevo Pendarovski, President.

Duke arsyetuar firmosjen e Kodit Penal, Pendarovski tha se atë e ka bërë pasi vetë përmbajtja e ndryshimeve nuk e provokon korrupsionin.

“Teksti i ligjit thotë se minimalisht zvogëlohen dënimet për vuajtje burg, do të thotë nuk hiqen, nuk ka amnisti dhe e dyta zgjerohen bazat dhe lehtësohen procedurat për konfiskimin e pasurisë. Kjo është në të njëjtën linjë me atë që e kanë disa shtete, përshembull Gjermania, për të cilën pajtohemi se nuk është shtet jodemokratik. A mund ndokush mëtej të bëjë zbatim selektiv të ligjit, zbatim të gabueshëm ose aspak të mos e   jodemokratike”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.

I pyetur për komentin e Departamentit Amerikan të Shtetit se korrupsioni mund të rrënojë aspiratat e Maqedonisë, Pendarovski tha se kjo nuk është në korrelacion të drejtpërdrejtë me ndryshimet në kodin penal

“Komenti erdhi pas ndryshimeve në Kodin Penal, në pyetjen e një gazetari dhe pa iu referuar ndryshimeve konkrete, në mënyrë indirekte thonë se ai problem pra korrupsioni është i madh, dhe pika e dytë është se ata vlerësojnë se përpjekjet që ne i bëjmë për të ulur shkallën e atij korrupsioni të lartë janë të pamjaftueshme. Jemi dakord në të dyja pikat – se është një problem i madh dhe se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona”, theksoi Stevo Pendarovski, President.

Problem kyç sipas Pendarovskit është mos zbatimi i ligjeve, zbatimi i tyre selektiv, ose tentimet për të gjetur boshllëqe në ligje./ Alsat.mk