
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rroga mesatare neto 36 286 denarë, ndërsa ajo bruto 54 434 denarë. Ndërkohë në disa sektorë rroga mesatare e tejkalon dyfishin e rrogës mesatare.
Rroga mesatare mujore më e madhe neto është regjistruar te sektori i Programimit kompjuteri (91 970 denarë), Veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (61 687) dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve (61 098 denarë).
Ndërkohë rroga mesatare mujore më e ulët u regjistrua në sektorët: Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (20 014 denarë), Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (23 257 denarë) dhe Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurë (23 558 denarë).
Ndryshe, në korrik të këtij muaji u regjistrua rritje për 14.4 përqind e rrogës mesatare në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.