Mësimdhënësit pagën e shtatorit do ta marrin me 15% rritje

Si rezultat i përkushtimit për krijimin e arsimit cilësor të bazuar në mësimdhënës të

motivuar, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit të Pavarur

për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan marrëveshje e cila parasheh

rritjen e pagave të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga

muaji vijues shtator, njoftuan nga Ministria e Аrsimit dhe Shkencës. Ministri i Аrsimit Jeton Shaqiri tha se ky është vetëm konfirmim se realisht synojmë të jua kthejmë mësimdhënësve dinjitetin të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses.

“Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%”, ka deklaruar ministri Jeton Shaqiri.

Gjithashtu i kënaqur ndihet edhe kryetari i SASHK-ut, Nedellkov i cili theksoi se vetëm me

mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.