Kovaçevski – Shtajner: Mbështetje nga KB-së për Maqedoninë e Veriut si qendër rajonale e energjisë së gjelbër

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Nju Jork u takua me Ahim Shtajner, administrator i Programit të KB-së për Zhvillim (UNDP) dhe kryesues i Mekanizmit të Energjisë së KB-së (UN Energy).

Në takim u potencua rëndësia e KB-së dhe e rrjeteve zhvillimore të organizatës, siç është UNDP, e cila ndihmon vendet anëtare në arritjen e Qëllimeve të zhvillimit mijëvjeçar, zhvillimin global, mbrojtjen e mjedisit, në fushën e energjetikës etj.

Në takim u përshëndet bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv i shtetit me UNDP-në dhe u diskutua për politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kontribuan në ballafaqimin e suksseshëm me krizën ekonomike dhe energjetike.

Njëkohësisht, vëmendje iu kushtua çështjes së situatës energjetike në nivel global, duke pasur parasysh se ka një trend të rritjes së investimeve në sektorin energjetik, por edhe të rritjes së nevojave energjetike për shkak të zhvillimeve në konstelacionin aktual gjeopolitik të marrëdhëniet, pas luftës në Ukrainë.

U shpreh pajtueshmëri e përbashkët se një tranzicion i gjelbër dhe dekarbonizimi duhet të jenë në fokus të qeverive të shteteve dhe sektorit privat, për të ngadalësuar rritjen e qëndrueshme të ndryshimeve klimatike dhe për të siguruar energji të pastër dhe të përballueshme për të gjithë, në interes të gjeneratave të tashme dhe të ardhshëm. 

Kryeministri Kovaçevski shprehu mbështetjen e tij në thirrjen për veprim të bashkëkryesuesit të KB-së për Energji, Shtajner, pak para Samitit të KB-së të këtij viti, për rritjen e investimeve në energjinë e ripërtërishme dhe fuqizimin e sigurt të ekonomive sot dhe në të ardhmen. Dhe vuri në dukje hapat efikas të ndërmarra nga Republika e Maqedonisë së Veriut në tranzicionin dhe diversifikimin e energjisë, të cilat kontribuan në ballafaqimin e vendit me krizën energjetike dhe në ndërtimin e rezistencës së rajonit.

Në këtë drejtim, Kryeministri Kovaçevski njoftoi se nga fillimi i vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ka dhënë 600 licenca për termocentrale për burime të ripërtërishme të energjisë, me rezultat që sot në vend në rrjet ka 420 megavat termocentrale që kryesisht punohet për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, ndërsa pritshmëritë janë që deri në fund të vitit ai kapacitet të arrijë në 600 megavat.

Kryeministri vuri në dukje edhe vendimin e fundit të Qeverisë për realizimin përfundimtar të qëllimit tre-dekador për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit, një investim i vlerësuar prej rreth një miliard eurosh, i cili do të mundësojë një kapacitet shtesë të instaluar prej të paktën 333 MW energji.

“Këto janë hapa drejt pavarësisë energjetike të vendit, për përforcimin e prodhimit vendor të energjisë elektrike, por edhe kontribut në mbrojtjen e mjedisit, prandaj Maqedonia e Veriut tashmë njihet si qendër rajonale e energjisë së gjelbër”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në takimin e Kryeministrit Kovaçevsi me bashkëkryesuesin e KB-së për Energji, Shtajner, u mirëpritën angazhimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e energjisë së pastër dhe mbrojtjen e mjedisit. Duke vepruar kështu, u diskutua për mundësitë e mbështetjes së vendit tonë në fushën e zhvillimit të rrjetit të transmetimit për të qenë gati për të pranuar aplikimet e shumta për ndërtimin e elektranave fotovoltaike dhe të erës, si dhe në përpjekjet për të dekarbonizuar ekonominë.

Аlbumi me fotografi nga vizita e punës në SHBA

Video nga deklarata e Kryeministrit Kovaçevski pas takimit me Ahim Shtajner, bashkëkryesues i KB-së për energji