Rritja e pagave e tejkalon rritjen e inflacionit, duke filluar nga korriku i këtij viti dhe rritja do të jetë edhe më e madhe deri në fund të vitit, këtë e tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili thotë se krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, paga mesatare në vend është rritur për mbi 14 për qind, shkruan TV21. Bekteshi thotë se sipas metodologjisë, pritet që në fillim të vitit të ardhshëm, paga minimale të rritet për 10 për qind.
“Kemi rritje të pagës mesatare për 14.1 për qind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Sipas të gjitha të dhënave, edhe metodologjia që është miratuar nga Qeveria, në pjesën e rritjes së pagave, duke filluar nga paga minimale, në fillim të vitit të ardhshëm, sipas të gjitha të dhënave, edhe ata që i kemi si institucione, paga minimale do të rritet për minimum 10 për qind, sepse kemi 14 për qind rritje të pagës mesatare. Inflacioni pritet të jetë rreth 5 deri 6 për qind në pjesën e ushqimit, e përgjithshmja nga 7 deri në 8 për qind”, tha Bekteshi.
Ndryshe, paga minimale në vendin tonë për momentin është 20.175 denarë.