Deri të shtunën do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga jugu, informoi DPHM. Ngrohtë do të jetë edhe të premten dhe të shtunën, ndërsa nesër pasdite do të ketë paraqitje lokale të të reshurave dhe bubullimave.
Të dielën do të ketë ndryshim të madh, kur nën ndikimin e valës së lagësht, pritet në disa vende moti të jetë jostabil me të reshura të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi jugor.