
Marina braziliane ka sekuestruar 3.6 ton kokainë e cila po transportohej nga një varkë në brigjet e shtetit verilindor Pernambuco. Policia e cilësoi këtë si kapja më e madhe e drogës nga Brazili në det të hapur.
Në një deklaratë, thuhet se kjo varkë përdorej për transportimin e njerëzve dhe ngarkesave përgjatë bregut me pesë anëtarë të ekuipazhit që shkonin në Afrikë. Anija u tërhoq nga anija patrulluese në portin e Recife, raporton Reuters.
Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit.
Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash dhe 14 ton marijuana.