Kovaçevski – Lajçak: Maqedonia e Veriut duhet të ruajë kursin evropian

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Nju Jork u takua me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në takim, siç thuhet, u diskutuan çështjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon dhe implikimet e tyre në një kontekst më të gjerë të sigurisë.

“Bashkërisht u konstatua se është e nevojshme të ruhet kursi evropian, me hapin e radhës në periudhën e ardhshme, në mënyrë që shteti të sigurojë zhvillim, si dhe të kontribuojë në stabilitetin evropian, dhe për të cilin vendi ka mbështetje të fortë në Bashkimi Evropian. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut pritet të ruajë primatin e një lideri rajonal në integrime, si shembull i zgjidhjes së sfidave përmes lidershipit të mençur dhe dialogut për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tjonë nga Qeveria e RMV-së.