
Kjo Marrëveshje e nënshkruar sot është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.
Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.
Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikës së Kosovës (PPKK Glloboqicë).
“Qytetarët e dy shteteve tona përmes kësaj marrëveshje nuk do ti nënshtrohen më ndalesave të dyfishta por kontrollet do të bëhen vetëm në njërën pikë të kalimit”.
“Ky thjeshtim i procedurave do të krijojë lehtësira të lëvizjes së personave dhe automjeteve. Do të kursejë kohën e qytetarëve dhe do të shmangë pritjet në pikat kufitare”, tha Sveçla.