Pavarësisht krizës, qytetarët s’i ndalin pushimet

Edhe këtë vit qytetarët nuk nguruan të shkojnë pushimet verore. Përkundër krizës ekonomike, kursimet për pushime verore as këtë vit nuk munguan, shkruan Alsat.

Qytetarët ngelën të kënaqur nga destinacionet e tyre turistike, kryesisht në vendet fqinje duke theksuar se çmimet janë pak a shumë të ngjashme sikur te ne.

Ata thonë se zhvilluan turizëm familjar në zonat bregdetare dhe u kursyen nga shpenzime e shfrenuara.

Kosto e lartë e jetesës ka bërë që ata në vend se të qëndrojnë shumë ditë si rëndomë, kanë ndenjur më pak, por zakoni për të udhëtuar gjatë verës nuk ishte në listën e kursimeve për qytetarët.

“Po, isha. Në Greqi. Ishim në Apartamentin tonë. Ashtu shpenzime sa për të ngenë”, tha një qytetare.

“Në Mal të Zi. Shkëlqyeshëm. Rregullisht, katër vite të fundit me rend, çdo vite shkojmë në Mal të Zi. Çmimet normale për një vend turistik. Pak më shtrenjtë se këtu, por sërish të arsyeshme”, tha një qytetar.

“Gjithsesi, shihet nga trupi. Tek fqinjët jugor. Pse atje? Sepse është më afër, më praktike dhe kam qenë disa herë më parë”, tha një qytetare.

“Po isha në pushime këtë vit. Kësaj here në Greqi. Kaluam mirë, ishte e mbushur me njerëz, por ishte bukur, sikur në plazhe. Çmimet sikur tek ne!”, u shpreh një qytetare.

Përderisa ata shprehen se kanë bërë pushime modeste, kanë bërë kursimet e vitit për tu çlodhur.

Ata thonë se tani shpenzimet e vjeshtës do të jenë të rritura, prandaj edhe pse fundjavat e shtatorit janë të nxehta me diell, ata preferojnë parqet.

Më e shumta tani dikush shkon nëpër pikat turistike vendore.

“Po isha. Në Strugë. Me Mateon, Mateo është nipi im. Kemi shtëpinë tonë atje dhe qëndruar gjatë.” “Çmimet sikur se në Shkup, një zinxhirë. Nuk është lirë, shtrenjtë është. Nuk kalohet fundi lehtë. Kryesisht për ushqim harxhuam”, tha një qytetar.

“Po isha, në Greqi dhe Mal të Zi. Shkëlqyeshëm. Varet se ku, diku janë pak më të shtrenjtë se te ne, por në përgjithësi këtu sillen çmimet”, u shpreh një tjetër qytetare.

Të dhënat zyrtare tregojnë se frekuentimi i qytetarëve është shtuar shumë gjatë muajit korrik dhe gusht.

Në pikat më të mëdha kufitare janë vërejtur kolona të shumta të hyrje daljeve, të turistëve, të cilët kanë përzgjedhur bregdetet e Ballkanit dhe mërgimtarëve të cilët kanë preferuar vendlindjen për pushime.

Kostot më të leverdishme sivjet janë vërejtur në Shqipëri, e cila ka bërë një “boom” turistik, prej ku edhe shumë shtetas tanë kanë zgjedhur si destinacion fqinjin perëndimor për të kaluar pushimet verore./ Alsat.mk